Marco Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit nuk do të mund të kthehesha në Itali…
Strand Larssen, autori i golit të katërt në fitoren e Norvegjisë ndaj Italisë në San Siro, është një emër që e njohin në ambientin kuqezi. Sulmuesi që hyri në fushën e lojës në vend të Haaland, përpara 8 vitesh u bë pjesë e skuadrës Primavera të Milanit.
U transferua me huazim nga Sarpsborg me të drejtë blerjeje. Pra kaloi një sezon me të vegjlit e Milanit për të parë si do shkonin gjërat me synimin që të bashkohej me skuadrën e parë dhe për të luajtur në ‘Giuseppe Meazza’.
‘Një mundësi e madhe për Jorgen-kishte thënë në atë kohë drejtori sportive I klubit norvegjez-të stërvitesh në kushte totalisht profesioniste në një klub të madh si Milani, është dicka fantastike’
Për djaloshin Strand Larssen dukej se ishte fillimi i një përralle të bukur; nga Sarsporg , një qytet me 60 mijë banorë në Milano, më saktësisht te Milan Primavera që u drejtua fillimisht nga Gattuso dhe më pas Lupi. Me shokët e tij të skuadrës U19 në gusht të 2017 bëri edhe një pasarelë në San Siro para ndeshjes mes Milanit dhe Cagliarit dhe disa prej atyre shokëve të skuadrës sot janë fytyra të njohura në futbollin profesionist; Gabbia, Pobega, Bellanova, Brescianini.
Ai Milan e mbylli sezonin në vendin e 7 në kampionat dhe me finalen e Kupës së Italisë të humbur ndaj Torinos. Po Jorgen si shkoi? Ashtu-ashtu.Shifrat thonë 5 gola të shënuar në 1260 minuta lojë me 20 ndeshje në kampionat, 7 në Coppa Italia dhe 3 në Turneun Viareggio. Jo ndonjë mesatare golash kushedi se cfarë, por sic ndodh në atë moshë bëhej fjalë për një perspektië ku duhej insistuar dhe investuar.
Norvegjezi në atë kohë e pati të vështirë të nxirrte në pah vlerat e tij te Milan Primavera, sidomos me Lupin në pankinë me të cilin kurrë nuk pati një raport të shkëlqyer. Në fillim klubi kishte ndërmend ta blinte kartonin e tij edhe për faktin se kushtonte vetëm 200 mijë euro, ndërkohë që ai vetë ishte integruar mirë; i edukuar dhe profesionist, gjuhën italiane e mësoi menjëherë. Por me ndryshimin e pronësisë, vëmendja e klubit u drejtua diku tjetër dhe Jorgen u kthye në bazë. ‘Viti im i parë në Itali u mbyll. Erdha te një skuadër e bukur me djem të mirë. Një gjë që mësova është ajo që të mos dorëzohem kurrë. Jam shumë mirënjohës për këtë eksperiencë shumë të bukur-ishte përshendetja e Strand Larssen në momentin kur i tha lamtumirën Milanit.
Pas kësaj ishte e gjitha histori; rikthimi te Sarpborg ku nisi të spikase sa tërhoqi vëmendjen e Groningen, më pas shkoi te Celta Vigo ku edhe u konfirmua plotësisht. Viti 2024, ishte ai i kalimit në Premier League te Wolverhampton për 30 milionë euro me këtë të fundit që verën e kaluar refuzoi një ofertë të Newcastle për 50 mln euro.
Dhe në mbrëmjen e së dielës, pikërisht në San Siro, në botën e kuqezinjve, Strand Larssen i tregoi të gjitha vlerat e tij dhe është e vështirë të mendosh që te Milani nuk kanë përjetuar ndjenjën e pendesës për një futbollist që mund të kishte të tijin për 200 mijë euro, por që tani kushton të paktën 50 milionë.
Top Channel