Spanja është më një këmbë në Botërorin e vitit 2026 me skuadrën e La Rojas që mund të vulosë përfundimisht biletën e fluturimit direkt për në Amerikën e Veriut në ndeshjen me Turqinë.

Trajneri i skuadrës kampione të Evropës, Luis De La Fuente në konferencën për shtyp të kësaj të hëne foli për objektivat e skuadrës së tij.

‘Të jesh mes skuadrave favorite do të thotë të kesh mundësinë për të fituar-tha De la Fuente-është e pamundur të përcaktosh një favorit të qartë në një botëror. Fitorja dhe humbja ndahen nga një vijë shumë e hollë. Mungesat? Edhe ne kemi disa lojtarë të padisponueshëm, është një mundësi për futbollistët e tjerë që të tregojnë vlerat e tyre. Të gjithë futbollistët tanë kanë kualitete dhe meritojnë të luajnë.

Spanja është në vendin e parë në Grupin E me 15 pikë, 3 më shumë se Turqia,por golavarazhi i iberikëve është +19 kundrejt +5 që e ka Turqia që do të thotë se skuadra e Vincenzo Montellës do të duhet të fitojë të paktën 8-0 ndaj Spanjës për t’i rrëmbyer vendin e parë në Grupin E.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta