Starti skandaloz i sezonit, rrëfehet për herë të parë sulmuesi që erdhi për 150 mln euro te Liverpooli: Nuk ka justifikime, duhet të kthehem në…

16/11/2025 17:41

Alexander Isak e ka nisur me vështirësi aventurën te Liverpool, pas transferimit të bujshëm prej 130 milionë paundësh në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi suedez ka shënuar vetëm një gol për klubin dhe kombëtaren, duke e pranuar publikisht se javët e fundit “nuk kanë qenë optimale”.

Isak u rikthye nga një dëmtim në ijë duke hyrë nga stoli në humbjen 4-1 të Suedisë ndaj Zvicrës, pa arritur të regjistrojë asnjë tentativë drejt portës. Ai kishte munguar që prej 22 tetorit dhe ende nuk është gati për të qenë titullar.

Sulmuesi 24-vjeçar pranoi se periudha jashtë fushe ka qenë e vështirë, sidomos pas verës ku stërviti veçmas për të shtyrë transferimin drejt Anfield:

“Nuk ka qenë optimale, por kur jam në fushë nuk bëj justifikime. Dua të jap maksimumin. Është e vështirë kur je i dëmtuar dhe nuk mund të ndihmosh, por tani jam kthyer dhe jam pozitiv,” tha ai.

Isak shtoi se përvoja po e ndihmon ta menaxhojë më mirë presionin:

“Në futboll asgjë nuk është e lehtë. Me kalimin e kohës mëson si t’i përballosh dëmtimet dhe të rikthehesh në rrugën e duhur.”

Goli i tij i vetëm deri tani ka ardhur ndaj Southampton në Carabao Cup, por përfaqësuesi suedez mbetet i bindur se forma e tij do të kthehet.

Shokut e tij të kombëtares, Anthony Elanga, i cili iu bashkua Newcastle para largimit të Isak, e mbështeti fort:

“Ne e dimë çfarë cilësie ka Alex. Nuk shkon te Liverpool për atë shumë parash nëse nuk je lojtar i madh. Thjesht duhet t’i japim kohë,” deklaroi ai.

Elanga shtoi se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë pakënaqësie pas lëvizjes së Isak drejt Liverpool:

“Jo, aspak. Thjesht i thashë ‘uroj të të ecë mbarë’. Kaq.”

Liverpool pret rikthimin e plotë të Isak-ut në formë, ndërsa klubi dhe tifozët shpresojnë që investimi rekord të shpërblehet në pjesën e dytë të sezonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta