Wolves zyrtarizon uellsianin Edwards në krye të pankinës, me misionin, qëndrimi në Premier League kur kanë 2 pikë në 11 ndeshje
Ish-mesfushori i Chelseat dhe Brazilit, Oscar, është shtruar në spital pasi pësoi një problem kardiak gjatë stërvitjeve parasezonale me klubin São Paulo.
Sipas raportimeve të BBC Sport, 34-vjeçari u ndje keq gjatë testeve rutinë të fitnesit në qendrën stërvitore të klubit ditën e martë, duke detyruar stafin dhe mjekët në terren të ndërhyjnë menjëherë.
Oscar, i cili u rikthye te São Paulo në dhjetor të vitit 2024 — klubi ku nisi karrierën e tij profesionale — u transportua menjëherë në spitalin “Einstein Hospital Israelita” për ekzaminime të mëtejshme.
Në deklaratën zyrtare, klubi brazilian njoftoi: “Oscar shfaqi ndryshime kardiologjike dhe u trajtua menjëherë nga profesionistët e klubit dhe stafi mjekësor i spitalit Einstein, të pranishëm në vendngjarje. Lojtari u dërgua në spital, ku aktualisht ndodhet në gjendje stabile dhe nën vëzhgim për teste të mëtejshme që do të sqarojnë diagnozën.”
Sipas gazetës Globo, mesfushori humbi ndjenjat për rreth dy minuta ndërsa ishte duke përdorur biçikletën stërvitore.
Pas këtij incidenti, mediat braziliane raportojnë se Oscar po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga futbolli aktiv.
Futbollisti, që luajti tetë vite në kampionatin kinez me Shanghai SIPG, nënshkroi në dhjetor një kontratë trevjeçare me São Paulo-n, ku aktualisht trajner është ish-sulmuesi i Chelseat dhe Argjentinës, Hernan Crespo.
Top Channel