“Ciao Italia”/ Dështimi i ‘Azzurrëve’ për herë të tretë radhazi, mediat ndërkombëtare nuk i falin për disfatën me Bosnjën
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i ka dhënë një paralajmërim të fortë mbrojtësit të Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, duke i bërë të qartë se mundësitë e tij për të qenë pjesë e Botërorit varen nga minuta e lojës që do të marrë në muajt e ardhshëm.
Sipas Sky Sports, Tuchel i ka thënë hapur lojtarit se “duhet të luajë më shumë futboll” për të mbetur në garë për një vend në skuadrën angleze për Kupën e Botës — një mesazh i ashpër që rrit presionin mbi futbollistin dhe klubin e tij.
Lewis-Skelly ka kaluar një fillim sezoni zhgënjyes në “Emirates”, ku nuk ka arritur të sigurojë minuta të rregullta nën drejtimin e Mikel Artetës. Edhe pse i vlerësuar lart nga klubi, ai është lënë në hije nga Riccardo Calafiori dhe Piero Hincapie në repartin defensiv. Madje, së fundmi janë preferuar edhe alternativa të tjera në krahun e djathtë, duke e detyruar mbrojtësin e ri të shohë shumë ndeshje nga stoli.
Duke folur nga baza stërvitore e Anglisë përpara sfidës me Serbinë, Tuchel tha se lojtari “duhet të jetë më shumë sesa një turist i mirë” nëse synon Katarin, deklaratë që ka ngjallur reagime dhe ka theksuar konkurrencën e ashpër në mbrojtjen e Anglisë.
Lewis-Skelly, i cili numëron gjashtë paraqitje me “Tre Luanët”, vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën me Arsenalin deri në pesë vite, duke konfirmuar besimin afatgjatë që klubi ka tek ai. Por për Tuchelin, reputacioni nuk mjafton — forma dhe ritmi i lojës janë vendimtarë.
Në listën e fundit të Anglisë munguan emra si Marc Guehi dhe Trent Alexander-Arnold. Siç ka raportuar më herët SunSport, Tuchel ka treguar se nuk heziton të marrë vendime drastike, duke lënë jashtë edhe lojtarë të mëdhenj, përfshirë yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, i cili këtë herë është rikthyer në Kombëtare.
Kjo qasje e rreptë e vendos Lewis-Skellyn përballë një sfide të madhe: të provojë se meriton të jetë pjesë e planeve të Tuchel dhe se është gati për nivelin elitar të futbollit ndërkombëtar.
Me Botërorin që po afron me shpejtësi, koha po i mbaron për të ndryshuar situatën dhe për të bindur trajnerin se meriton një vend në avion.
Top Channel