“Nuk mund të merrja frymë”, aktorja e njohur tregon sfidat me sëmundjen e rëndë: Kur linda, diçka nuk shkonte

11/11/2025 20:51

Aktorja e njohur Florence Pugh, ka folur hapur për problemet shëndetësore me të cilat është përballur që nga fëmijëria.

Ajo kaloi pjesën më të madhe të viteve të saj në spital, pasi u diagnostikua me trakeomalaci, një gjendje serioze që i shkaktonte vështirësi në frymëmarrje.

Florence tregoi se që në lindje kishte “diçka që nuk shkonte” me të, por askush nuk dinte saktësisht çfarë. Problemi i saj kryesor ishte se nuk mund të merrte frymë normalisht.

“Kam një problem me frymëmarrjen, i cili është përmirësuar me kalimin e kohës. Kur linda, tubat e frymëmarrjes ishin shumë të butë,” rrëfeu aktorja.

Ajo shtoi se simptomat shpesh rishfaqen gjatë periudhave të lodhshme, si gjatë turneve për promovime apo xhirimeve të një filmi të gjatë.

“Zakonisht simptomat kthehen pas periudhave të gjata pune”, tregoi ajo.

Florence, e cila është nga Oxfordshire, tregoi se frymëmarrja e saj ishte aq e vështirë gjatë fëmijërisë sa familja vendosi të zhvendosej përkohësisht në Spanjë, për shkak të klimës më të favorshme.

“Kur isha më e re ishte shumë frikësuese, sepse shkoja shpesh në spital dhe merrja pneumoni. Nënës sime nuk i pëlqen të flasë shumë për atë periudhë, ka qenë një kohë shumë e frikshme,” përfundoi Florence.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta