Tifozët europian, ultimatum FIFA-s: Ndalo shitjen e biletave të Botërorit, janë 5-fishi më shumë se në Qatar
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet e saj për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2026 me Andorrën dhe Anglinë. Është pikërisht sfida e 13 nëntorit ajo që ka më shumë rëndësi për kuqezinjtë duke qenë se në lojë është kualifikimi në playoffin e kompeticionit.
Në listën e të përzgjedhurve të Sylvinhos për këto dy ndeshje është edhe Indrit Tuci, për të cilin ky është një rikthim në skuadrën kuqezi me futbollistin që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij.
‘Ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare sepse për cdo futbollist është një arritje e madhe të jetë pjesë e Kombëtares sidomos kur kemi një mundësi më shumë për t’u futur në botëror-tha Indrit Tuci-Do të jap maksimumin tim, djemtë më pritën mjaft mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje’
Indrit Tuci tha se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se të gjithë në këtë moment janë të fokusuar te ndeshja me Andorrën
‘Atmosfera më duket shumë e mirë, shoqërohemi me njëri tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për ndeshjen me Andorrën-shtoi Indrit Tuci-Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi të kalojmë këtë ndeshje do të mendojmë për Anglinë. Po e analizojmë shumë mirë, kemi parë edhe disa video se cfarë mund të bëjnë ata për të penalizuar ne dhe shpresojmë që në fushë të realizojmë dëshirat e trajnerit dhe mos ta zhgënjejmë’
Për Tucin Andorra nuk duhet nënvlerësuar, por ai shtoi se shpreson që skuadra jonë kombëtare të marrë 3 pikët e kësaj sfide
‘Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol. Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do flasim më tej’-përfundoi Indrit Tuci.
Top Channel