Tifozët europian, ultimatum FIFA-s: Ndalo shitjen e biletave të Botërorit, janë 5-fishi më shumë se në Qatar
Kombëtarja e 21 vjeçarëve vijon punën për ndeshjen miqësore me Moldavinë që do të luajë këtë të enjte. Kuqezinjtë e vegjël e vlerësuan në maksimum këtë përballje që është në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e U21 të vitit 2027.
‘Të gjithë djemtë kanë ardhur, jemi bashkuar të gjithë. Sot është stërvitja e parë që do të bëjmë këtu. Jemi të përqendruar për ndeshjen që na pret më 13 nëntor-është shprehur Kurti-Moldavinë e njohim kemi zhvilluar dy ndeshje më parë, kemi fituar e barazuar. Është ekip që luan fort dhe është i bashkuar. Ne duhet të jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin tonë. Tani e dimë që jemi kualifikuar dhe duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse në Europian na presin ndeshje shumë të vështira. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, për ne nuk ka ndeshje miqësore. Duhet të futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje”.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe Burak Aliti i cili vlerësoi edhe atmosferën pozitive në skuadër
‘Sot kemi stërvitjen e parë me ekipin. Atmosfera është shumë e mirë. Po përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje-tha Aliti- me Moldavinë Kemi pasur dy ndeshje më parë. Kemi fituar dhe barazuar. Do të japim maksimumin për të fituar më 13 nëntor. Jemi të kualifikuar direkt në Europian, por këto ndeshje miqësore i shohim si ndeshje kualifikuese. Do të japim maksimumin për të bërë rezultate sa më të mira dhe për të fituar çdo ndeshje”
Pas miqësores me Andorrën, Kombëtarja shqiptare e U21 do të luajë një tjetër miqësore, atë me Ukrainën në 17 nëntor.
Top Channel