Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvëndësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dy gjykata nuk dhanë dot vendim nëse do të lirohet apo jo Ilir Meta dhe nëse do të çelet seanca paraprake ku ish-presidenti është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Shkak u bë kërkesa e avokatit të tij që kërkoi largimin në Apelin e Posaçëm nga çështja të Saida Dollanit mbasi la shqyrtuar kërkesa të tjera. Kjo seancë u shty për ditën e premte ora nëntë.

Edhe gjyqi paraprak e shty për të hënën në datën 17 mbasi mbrojtja kërkoi largimin e gjyqtares paraprake Irena Gjoka.

Aktualisht në kushtetuese nuk ka dalë ende data për kërkesën e Ilir Metës qe thotë se hetimi dhe arresti e për pasojë masat ndaj tij janë antikushtetuese.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta