Automjeti përplas 86-vjeçarin që lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shoqërohet në komisariat shoferi

11/11/2025 09:12

Një aksident ka ndodhur në orë e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Automjeti me drejtues shtetasin I. B., 38 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. M., 86 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 86-vjeçari, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me shoferin e makinës po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta