Skuadra e Cezenës në Serie B ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 12-të kundër Avellino në shtëpi me shifrat 3-0.

Protagonist absolut ishte sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi, i cili shënoi gol dhe dhuroi edhe një asist gjithashtu. Në minutën e 27, Shpendi asistoi në finalizimin e Ciervo.

Në “frymën e fundit” të pjesë së parë, bomberi shqiptar u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë. Në Serie B këtë sezon, Cristian Shpendi ka 5 gola dhe 2 asiste, ndërsa Cezena mban pozicion e 3-të në tabelë, 23 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta