Kombëtarja U21 nisi këtë të hënë grumbullimin për sfidën e parë miqësore të këtuij muaji ndaj Moldavisë që do të luhet në qendrën stërvitore të përfaqësueses moldave.

Në prag të kësaj ndeshjeje dy prej futbollistëve të Kombëtares U21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj folën për objektivin e skuadrës kuqezi që është marrja e një rezultati pozitiv

‘Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim. Tek djemtë, aq sa kam parë, është një harmoni shumë e mirë dhe besoj që këto dy ndeshje janë mjaft të mira për të na testuar ne, dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv-tha Ermir Rashica-Moldavia është një kundërshtar modest për ne. Shpresoj që do të dalim me një rezultat të mirë. Besojmë te vetja jonë dhe fokusi është te ndeshja e parë ndaj Moldavisë, pastaj vjen Ukraina. Ndeshje të tilla janë shumë të rëndësishme për Euro 2017. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse këtu e shohim veten se ku jemi dhe besoj që çdo grumbullim dhe çdo ndeshje na nevojitet’

Ndërsa Kevin Dodaj pasi theksoi ndjenjën e vecantë që sjell përfaqësimi i ngjyrave kuqezi, foli si për sfidën me Moldavinë ashtu edhe për atë me Ukrainën, sfida ku synohet fitorja

‘Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja-tha Dodaj-Moldavia? Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren’.

Miqësoret e Kombëtares U21 me Moldavinë dhe Ukrainën janë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e 21 vjeçarëve të vitit 2027 ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si një prej vendeve pritëse të këtij kompeticioni

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta