Sulmuesi polak ishte deri më tani i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos të kësaj fundjave. Në këtë ndeshje të kësaj fundjave, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Këtë shifër golash, Lewandowski e ka arritur për një periudhë shumë të shkurtër, pasi kujtojmë që iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë mjaft të mirë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick. Arritja e kësaj shifre në këtë periudhë të shkurtër po e dëshmon që polaku është ndër qendërsulmuesit më të mirë në historinë e futbollit të këtyre viteve të fundit.

Gjithësesi duket se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Barcelonën pasi në përfundim të edicionit i përfundon edhe kontrata të cilën ai ka bërë me dije se nuk ka ndërmend ta rinovojë, duke nënkuptuar vazhdimin e karrierës në një kampionat tjetër, pasi ende kërkon të luaj. Për këtë arsye edhe drejtuesit e Barçës po lëvizin për të gjetur një zëvendësues për polakun dhe mes emrave në listën e kandidatëve është edhe shqiptari i Kosovës Fisnik Asllani, që aktualisht aktivizohet tek Hoffenheimi në kampionatin gjerman duke bërë shumë mirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta