Batistuta: Argjentina do të luajë përsëri në finalen e Kupës së Botës!
Italia e Ivan Gennaro Gattusos nisi grumbullimin në Coverciano për të përgatitur ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë.
Trajneri i Të Kaltërve, Ivan Gennaro Gattuso vendosi të karikojë të tijët duke kërkuar impenjim maksimal prej tyre.
‘Nuk jemi këtu për të shëtitur për 7-8 ditë-tha Gattuso në një konferencë për shtyp-dua të shoh impenjimin maksimal, janë ndeshje zyrtare dhe ne veshim fanelën e Të Kaltërve. Në sfidën e parë do të hedhim në fushën e lojës ata që kanë pasur pak hapësira, më pas në ndeshjen e dytë do të ndryshojmë diçka. Ne duhet të mendojmë për veten tonë, jo për Norvegjinë
Gattuso vijoi në arsyetimin e tij duke i dhënë më shumë rëndësi pikërisht përballë Moldavisë.
‘Për mua është më e rëndësishme ndeshja e parë sesa e dyta-tha Gattuso-Norvegjia për karakteristikat që ka mund të të vendosë në vështirësi, është në një formë shumë të mirë. Fati i keq i yni në këtë grup është se po ndeshemi me një Norvegji që po shfaq një futboll të shkëlqyer, por kjo ndeshje përgatitet vetë. Sfida ku ne duhet të jemi të vëmendshëm është ajo me Moldavinë’.
Gattuso foli edhe për mungesat e Chiesas dhe të Moise Kean
‘Me Chiesan flas shpesh dhe duhen respektuar zgjedhjet, problematikat që ka çdokush nga ne-tha Gattuso-e di cfarë i themi njëri-tjetrit, duhet të respektoj atë që më thotë futbollisti. Nuk mund të shtoj gjë tjetër, por kjo është e vërteta. Mungon për zgjedhjen e tij. Kean? Nuk duhej të luante ndeshjen e Conference League, rrezikoi dhe mori këtë goditje në zonën që kishte shqetësime. Më vjen keq, por kemi sulmues të fortë që na kanë ndihmuar shumë. Do të presim shumë nga ata që janë këtu’
Top Channel