Ftesë në 5/ Përlotet Arben Manaj, rrëfen për herë të parë për divorcet dhe jetën si gjysh
Dua Lipa po përjeton ditë plot emocione në Argjentinë, ku ndodhet për turneun e saj botëror “Radical Optimism”.
Pasi mbushi stadiumin Monumental me dy netë koncertesh, këngëtarja britanike shfrytëzoi vizitën për të parë nga afër një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit latin: superklasiken Boca Juniors – River Plate.
Në “La Bombonera”, Dua Lipa pa nga rreshti i parë fitoren 2-0 të Boca Juniors, por momenti më i veçantë i mbrëmjes erdhi jashtë fushës.
Takimi që bëri xhiron e rrjetit: Dua Lipa me legjendën Juan Riquelme
Superylli shqiptar i muzikës pati mundësinë të takonte njërin prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Argjentinës, Juan Roman Riquelme – idhull i Boca Juniors dhe aktualisht president i klubit.
Riquelme e priti Dua Lipën me shumë respekt dhe i dhuroi asaj një fanellë ikonike të Boca Juniors me numrin 10 dhe emrin e këngëtares, një gjest që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Takimi i tyre u përjetua si simbolik, pasi numri 10 te Boca është i shenjtë dhe i lidhur ngushtë me vetë figurën e Riquelmes. Për fansat argjentinas, momenti ishte “magjik”: një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës botërore duke marrë bekimin e një miti të futbollit latin.

Boca apo River? Dilema që ndezi diskutimet
Dua Lipa e ndoqi ndeshjen e veshur me fanellën e kombëtares argjentinase, por zyrtarisht asnjëra skuadër nuk mund të thotë se ajo është “e tyrja”.
River Plate publikoi një foto të artistes me fanellën e tyre të dhuruar më herët gjatë koncerteve në Monumental, ndërsa Boca Juniors i ofroi numrin 10 përmes Riquelmes. Tifozët të dyja palëve e përfshinë në një debat të lehtë argëtues për simpatinë e saj të mundshme.

Argjentina e ka përqafuar Dua Lipën
Gjatë qëndrimit të saj, Dua Lipa elektrizoi publikun argjentinas duke interpretuar jo vetëm hitet e saj, por edhe dy këngë ikonike të muzikës vendase: “De Música Ligera” nga Soda Stereo dhe “Tu Misterioso Alivio” nga Miranda!. Postimet e saj në rrjetet sociale, ku shkruante “2 netë në River Plate, e dua çdo moment”, morën mijëra reagime.
Dua Lipa u largua nga Buenos Aires me dy fanella – të River dhe Boca – por mbi të gjitha me një kujtim të paharrueshëm: takimin me Juan Roman Riquelmen dhe emocionin e një Clásico-je të gjallë në La Bombonera. Argjentinasit e quajtën vizitën e saj “dashuri me shikim të parë”.
Top Channel