Legjenda e sulmit të Anglisë, Wayne Rooney: Granit Xhaka është shtylla kryesore e shkëlqimi të Sunderland
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, nuk i kurseu kritikat ndaj sistemit VAR pas humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt në “Etihad Stadium”, një disfatë që e largon edhe më shumë skuadrën e tij nga kreu i renditjes në Premier League.
Liverpool u mund nga golat e Erling Haaland, Nico Gonzalez dhe Jeremy Doku, ndërsa një moment kyç i ndeshjes ndezi polemikat: në pjesën e parë, Virgil van Dijk realizoi me kokë nga një goditje e dënimit, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje të Andy Robertson.
Megjithëse skocezi nuk preku topin, ai u cilësua si “ndërhyrës në aksion” për shkak se ndodhej afër portierit Gianluigi Donnarumma, diçka që sipas Slot ishte një interpretim i gabuar.
“Është e vështirë për mua ta komentoj, por është e qartë dhe e dukshme që u mor një vendim i gabuar – të paktën sipas mendimit tim,” tha Slot pas ndeshjes.
“Robertson nuk ndikoi aspak në aftësinë e portierit për të reaguar. Menjëherë pas ndeshjes, dikush më tregoi një episod identik nga e njëjta gjyqtar sezonin e kaluar në ndeshjen City–Wolves, ku goli u lejua.”
Trajneri holandez vuri në dukje edhe kohën e gjatë që iu desh gjyqtarit anësor për të ngritur flamurin: “I mori 13 sekonda që të ngrinte flamurin. Kjo tregon se kishte komunikim mes tyre. Një vendim i tillë mund ta kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes për ne.”
Megjithatë, Slot pranoi se City ishte superior: “Në pjesën e parë ishim shumë të dobët. Një goditje standarde mund ta ndryshojë lojën, por në fund rezultati 2-0 ishte një pasqyrë e drejtë e asaj që ndodhi në fushë.”
Top Channel