Pritet të debutojë kundër Shqipërisë, kush është talenti anglez që Tuchel surprizoi duke e grumbulluar në kombëtare
Një klub saudit i paidentifikuar për momentin, ka kontaktuar Didier Deschamps për të pyetur në lidhje me shërbimet e tij, tha trajneri i Francës për Telefoot.
Deschamps më parë ka konfirmuar se mandarti i tij 14-vjeçarë si trajner i “Les Bleus” do të përfundojë pas Kupës së Botës të vitit 2026, për të cilin Franca ende nuk është kualifikuar zyrtarisht. Les Bleus duhet të fitojnë kundër Ukrainës të enjten për të siguruar vendin e tyre për turneun sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë trajneri që prej kohësh është i lirë, Zinédine Zidane konsiderohet tashmë nga të gjithë si favoriti për të marrë drejtimin e Francës, por e ardhmja e Deschamps mbetet e mbuluar me mister. Fituesi i Kupës së Botës 1998 dhe 2018 la të kuptohej se nuk ishte nga ata trajner që pas një periudhe të tillë do të merrte disa kohë pushime, që nënkupton se do të jetë menjëherë në aktivitet pasi të largohet nga drejtimi i përfaqësueses franceze. A do të joshet nga pasuria e Ligës Profesionale Saudite? I pyetur nëse një klub saudit e kontaktoi, Deschamps tha se “kishte kontakte”.
Top Channel