Tjetër skandal bastesh te sportet amerikane, tani nën akuzë dy lojtarë bejzbolli
09/11/2025 21:50
Një tjetër skandal bastesh shpërthen te sportet amerikane. Pas kampionatit të NBA, këtë radhë në qendër të vëmendjes është bejzbolli.
Sipas asaj që publikohet në median amerikane cë cituan zyrtarë të Prokurorisë së New York, dy lojtarë të skuadrës Cleveland Guardians në Major League Baseball, Emmanuel Clasee dhe Luis Ortiz janë nën akuzë për manipulim të basteve për lëshime të veçanta të topit.
Luis Ortiz është arrestuar në Boston ndërsa Clase nuk është i ndaluar. Departamenti i Drejtësisë i ka akuzuar dy sportistët për mashtrim, bashkëpunim në krimin e manipulimit të kompeticioneve sporive përmes korrupsionit dhe pastrimit të parave me të dy sportistët që rrezikojnë deri në 65 vjet heqje lirie
Top Channel