Roma përfitoi në maksimum nga humbja e Napolit në Bologna dhe arrin të mposhtë Udinesen me rezultatin 2-0 një sukses që i jep mundësinë të rimarrë kreun e klasifikimit.

Në Olimpico, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e kishte kontrollin e ndeshjes gjatë gjithë kohës, por rezultatin e zhbllokoi vetëm në minutën e 42 falë një 11 metërshi të fituar pas një prekje të topit me dorë të Kamara dhe të ekzekutuar saktë nga Pellegrini. Për t’u shënuar në këtë pjesë të parë është edhe një shtyllë e Cristantes që në këtë mënyrë iu mohua festa e golit.

Në pjesën e dytë ishte Celik ai që futi në kasafortë fitoren e verdhekuqve teksa shënoi golin e dytë pas një kombinimi me Mancinin. Për Udinesen vlen të përmendet një shtyllë e Atta, por rezultati mbeti 2-0 për Romën, për të cilën e vetmja notë negative është dëmtimi në ije i Dovbyk në pjesën e parë.

Pas kësaj fitoreje Roma shkon në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Udinese mbetet me 15 pikë pas 11 javësh kampionat.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta