Inter, bëj kujdes! Liverpool është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për Bastonin
Vllaznia mori një fitore të madhe mbrëmë ndaj Dinamo. Bekim Balaj me golin e tij në pjesën e parë, u dha 3 pikë të arta kuqebluve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndërkohë që në stadium mungonte president i shkodranëve Alban Xhaferri, i cili ndodhet në Japoni dhe si për të rindezur edhe një herë atmosferën e fundit të ndeshjes së djeshme, ai ka provokuar me një foto. Ky rast i erdhi si një asist, nuhatësit të golave,të karrierës së tij të shkëlqyer fillimisht si lojtarë, Edi Martinit.

“Merre me vete atë shpatën…”- shkruan Martini si për të treguar se këtë herë Vllaznia e ka shumë seriozisht “luftën”…për titullin. Ndërkohë pas 11 javësh, Shkodranët regjistrojnë 23 pikë dhe mbajnë kreun e renditjes. Tashmë është koha për pak pushim, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe të gjithë shpresojnë të ulin gjakrat dhe të rikarikojnë bateritë për vazhdimsinë e sezonit.
Top Channel