Supersfida e kësaj të diele në premier League angleze mes Manchester City dhe Liverpooli shkoi në favor të skuadrës së Pep Guardiolës që festoi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e tij të 1000 në karrierë.

Në Etihad Stadium, Manchester City duke përfituar edhe nga barazimi i Arsenalit një ditë më parë, iu imponua skuadrës së The Reds duke e mundur 3-0 dhe duke vënë edhe njëherë në dukje problemet që ka skuadra e Arne Slot sidomos në mbrojtje.

Manchester City kishte shansin të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 13 kur fitoi një 11 metërsh, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë. Megjithatë ‘roboti’ norvegjez nuk gaboi në minutën e 29 kur shënoi golin që i hapi rrugën fitores së Citizens. Në minutat shtesë të pjesës së parë gjeti rrugën e rrjetës edhe Nico Gonzales që e coi rezultatin 2-0 me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Jeremy Doku shtoi vuajtjet e Liverpool teksa në minutën e 63 shënoi golin që e coi rezultatin në 3-0 për Manchester City që e sheh veten sërish në vendin e dytë të renditjes me 22 pikë, ndërsa Liverpool është jashtë zonës evropiane, pikërisht në vendin e tetë me 18 pikë teksa është parakaluar edhe nga Manchester United

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta