Të rritur nga Zvicra, sot po bëjnë Dardanët të ëndërrojnë Botërorin, Avdullahu dhe Hajdari: Zemra jonë rreh për Kosovën
Alessandro Del Piero feston 51 vjetorin e tij dhe për miliona tifozë të Juventusit mbetet simboli i një futbolli me klas, besnikëri dhe dashuri pa kushte për fanelën.
‘Pinturicchio’ vazhdon të emocionoje dhe të ndikojë të talentet e reja sic tregojnë edhe shumë komente në profilin në Instagram të ish kapitenit bardhezi që festoi duke fryrë qirin klasik të vendosur mbi një tortë me numrin 10.
Ashtu si cdo vit, Juventusi deshi t’i bëjë një homazh për numrin 10 më ikonik të tij me një mesazh në kanalet zyrtare, një mesazh i thjeshtë por me shumë kuptim. ‘Kapiten, legjendë, simbol. Shumë urime Alex’-ishte mesazhi i Juventusit që shoqërohej nga një foto evokuese; imazhi I ndeshjes së fundit të Del Pieros, asaj ndaj Atalanatës në 2012. Në atë pasdite ishte xhiroja rreth fushës e shoqëruar nga duartrokitje pafund, një imazh që mbetet një kujtim i pashlyeshëm për çdo juventin.
Top Channel