Shitja e Sevillas ‘nxehet’ dhe pritet që të qartësohet brenda këtij viti në mënyrë që të konkretizohet në fillim të 2026. Sipas burimeve pranë klubit andaluzian, kanë ardhur oferta për 3000 euro për aksion që do të thotë një vlerë totale prej më shumë se 300 milionë eurosh.

Fonde të ndryshme investimi të huaja kanë shfaqur kohët e fundit interesin për të blerë klubin spanjoll ku prej vitesh aksionerët e tij janë përfshirë në një luftë të brendshme pushteti. Që shitja e Sevillas të realizohet përpara 2027 duhet që të gjithë aksionerët kryesorë të jenë dakord, dhe kjo është gjithnjë e më pranë.

Blerësi i ardhshëm i Sevillas do të duhet të përballet me një borxh të frikshëm që po e mbyt Sevillan që shkon nga 100 në 200 milionë euro duke marrë parasysh edhe huanë direkte të klubit të marrënga CVC nëpërmjet La Liga.

Sevilla drejtohet nga Familjet Guijarro, Carrión, Alés dhe Castro me president Jose Maria Del Nido Carrasco. Babai i këtij të fundit, José María del Nido Benavente, zotëron më shumë se 30% të aksioneve dhe kërkon të rikthehet në pushtet.

Kohët e fundit u përmend një kompani ‘Tercera Via’ e drejtuar nga sipërmarrësit Antonio Lappí  dheFederico Quintero, por propozimi I saj është nën 3000 euro për aksion. Por në këtë rast, klubi do të mbetej në duart e sevijanëve dhe nuk do të përballej me të panjohurat që mund të mbartin investitorët e huaj, siç ka ndodhur më parë në futbollin spanjoll me Malaga apo Racing Santander

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta