Kategoria e Parë/ Laçi barazon pa gola me Besën, Kukësi mposhtet edhe nga Korabi dhe “ngec” i fundit (Rezultatet + Renditja)
Skënderbeu ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në Fier kundër Apolonisë me rezultatin 2-3.
Sfida e fundit e javës së 11-të të Kategorisë së Parë dhuroi shumë gola, me fierakët që kaluan në avantazh në minutën e 15’ me anë të Trifonit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas 5 minutash, Nasr riktheu baraspeshën, ndërsa dy minuta më pas Musa përmbysi shifrat.
Gjithsesi asgjë nuk u mbyll këtu, pasi në minutën e 25’, baraspesha u rikthye dhe njëherë në Fier, kësaj radhe nga Topi.
Në minutën e 55’, ishte sërish Nasr ai i cili kaloi kësaj radhe në avantazh korçarët, të cilët arritën të ruanin rezultatin deri në fund të takimit.
Kështu Skënderbeu ruan vendin e parë, duke shkuar në kuotën e 28 pikëve, 10 më shumë nga vendi i tretë që të dërgon në “play off”, me korçarët që duken të sigurt për rikthimin e tyre në Superiore.
REZULTATI:
Apolonia 2-3 Skënderbeu
Trifoni (P) 15’, Topi 25’ / Nasr 20’, 55’, Musa 22’
RENDITJA:

Top Channel