E rrallë / Vajza turke, merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës
Federica Pellegrini, një nga notaret më të mëdha të të gjitha kohërave me gjashtë medalje ari botërore dhe pesë finale olimpike, dhe bashkëshorti i saj, ish-atleti e trajneri Matteo Giunta, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë, karrierës dhe prindërimit në librin e tyre “In un tempo solo nostro”.
Çifti u njoh pas humbjes së trajnerit legjendar të Federicës, Alberto Castagnetti. Matteo fillimisht ishte trajneri i saj sportiv, e më pas u bë njeriu i jetës së saj. “Në fillim kishte elektricitet mes nesh,” kujton Federica me humor, ndërsa Matteo shton se e kishte të pamundur të mos ndjente diçka për të.
Federica rrëfen edhe periudhat e vështira, buliminë pas Lojërave të Athinës, krizën e astmës që i solli frikë nga garat, por edhe momentin e triumfit në Pekin 2008, kur fitoi medaljen e artë në 200 metra pas një dështimi në 400.
Pas një jete të mbushur me sfida, erdhi vajza e tyre, Matilde. “Lindja ishte shumë e vështirë, 48 orë të çmendura,” – tregon Pellegrini, duke shtuar se pas ardhjes në jetë të së bijës, përjetoi “baby blues”, një formë e lehtë depresioni pas lindjes. “E rëndësishme është që kurrë nuk e refuzova vajzën time – ajo më dha forcë.”
Matteo e përshkruan ndjesinë e atësisë si “gëzimin më të madh të jetës”, ndërsa Federica shton me buzëqeshje se tani çdo ditë është një garë e re, “por më e bukur se çdo medalje olimpike.”
Sot, vogëlushja Matilde tashmë po mësohet me ujin, por prindërit e saj nuk e detyrojnë: “Sporti nuk është diktat,” – thotë Matteo. “Sigurisht që është,” – ia kthen me të qeshur Federica.
Top Channel