Serie A/ Roma nuk gabon, Pellegrini dhe Çelik çojnë verdhekuqtë në krye të renditjes
Daniele De Rossi dhe Paolo Vanoli e nisën duke marrë nga 1 pikë secili aventurën e tyre të re në pankinë. Në stadiumin ‘Ferraris’ Genoa dhe Fiorentina e mbylln asfidën mes tyre me barazimi 2-2 në një ndeshje që ndodhi gjithçka.
Daniele De Rossi për shkak të një kartoni të kuq të marrë kur ishte trajner i Romës, nuk mundi të ishte në stol në debutimin e tij kështu që e ndoqi ndeshjen nga tribuna e stadimit. Në fillimin e ndeshjes ishte Fiorentina ajo që u shfaq më kërkuese por avantazhin e mori Genoa në minutën e 15 me golin e Ostigard pas ekzekutimit perfekt të në goditje dënimi nga Martin.
Por 5 minuta më vonë skuadra violë barazoi në 1-1 me Gudmunsson. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshjeje. Në fillimin e pjesës së dytë, Genoa fitoi një 11 metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonë të ranierti. Colombo shkoi të ekzekutojë penalltinë, por De Gea e ndali duke shpëtuar Fiorentinën. Megjithatë në minutën e 57, skuadra violë e realizoi përmbysjen në rezultat me golin e Piccoli dhe rezultati shkoi në 2-1. Genoa reagoi dhe barazoi rezultatin në 2-2 që ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje me skuadrat që morën vetëm nga 1 pikë me Genoan që shkon në 7 pikë, ndërsa Fiorentina në 5 dhe mbetet në vendin e fundit
Top Channel