Barcelona nuk bën të njëjtin hap fals si Reali, katalanasit mundin Celta Vigon dhe i afrohen “Los Blancosve” në krye

09/11/2025 23:04

Barcelona ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në kampionat përballë Celta Vigos në transfertë me rezultatin 2-4.

Sfida që prodhoi 6 gola nisi mjaft mirë për të besuarit e Hansi Flick, të cilët kaluan në avantazh me Lewnadowskin në minutën e 10’ me anë të një penalltie dhe një minutë më pas Carreira riktheu baraspeshën.

Në të 37’ ishte sërish Lewandowski ai që shënoi dhe golin e dytë për katalanasit, por miqtë barazuan sërish me Iglesias në të 43’.

Në fundin e pjesës së parë ishte radha e Lamine Yamal, i cili kaloi për herë të tretë në avantazh këtë mbrëmje katalanasit.

Në minutën e 74’, sulmuesi polak shënoi dhe golin e katërt për miqtë dhe të tretin personal.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, tre më pak se kryesuesit e Real Madrid, të cilët barazuan pa gola me Rayo Vallecanon.

REZULTATI:

Celta Vigo 2-4 Barcelona

Carreira 11’, Iglesias 43’ / Lewandowski (P) 10’, 37’, 74’, Yamal 45+4’

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta