Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas ndeshjes, dy trajnerët nuk ia dhanë dorën njëri-tjetrit. Kjo për shkak të deklarateve të Edi Martinit, i cili thumboi haptazi Ilir Dajën dhe trajnerin që drejton Egnatian, Edlir Tetovën. Megjithatë, Martini s’u përmbajt pas sfidës duke festuar si i “çmendur”.

“Kundër Dinamos së Durrës City, nuk është njësoj si Dinamos së dikurshme. Kjo Dinamo Durrës City është më e fortë. Vjet s’kam qenë pjesë e Vllaznisë, por ne kemi dalë në vend të dytë, ata në të tretin, njerëzit nuk e dinë se çfarë thonë. Unë mendoj që është dashuria më e madhe e imja që kam për këtë fanelë, ndryshe nga trajnerët e tjerë. I kërkova djemve të mi që ta fitonin këtë ndeshje patjetër. Gjendja s’ka qenë e mirë. Kastrati ka pasur probleme. Kjo ndeshje ishte për të marrë pikë. Sot nuk luajtëm ne, luajti Dinamo më mirë, por fituam, kjo më pëlqen. Kërkova nga të dy sulmuesit që të sulmonin fort. Ne kishim llogaritur që të shënonim. I kam kërkuar lojtarëve përqendrim në 20 minutat e para. S’doja që të ulesha aq poshtë, por me lojën si ne bëjmë, nëse s’kemi gjendjen e mirë fizike, prishen ekuilibrat. Ramë poshtë, sakrifikuam të gjithë. Përveç lojës së bukur, dimë të fitojmë edhe kështu”, tha Martini.

Ndërkohë Ilir Daja në daljen menjëherë pas ndeshjes deklaron: “Pse kaq tension? Rivaliteti ngaqë vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë. Vllaznia ka kënaqësi kur luan ndaj Dinamos, mëson si luhet futbolli, tani në fushat e futbollit, jo në tribuna. Kur ka rivalitet, ka gjëra të bukura. Ne bëmë një 75 minutësh në gjysmëfushën e Vllaznisë. Kishim shumë raste përpara me portierin.

Sikur të mos mjaftonte “ftohtësia” mes trajnerëve, edhe në fushë kishte sherr. Incident mes Bruno Ditës me një prej lojtarëve të Vllaznisë, teksa tensioni zgjati për disa sekonda.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta