Tirana ende e pashpresë, bardheblutë munden edhe nga Vora dhe prekin fundin e tabelës
08/11/2025 16:00
Tirana vijon të vuajë në Kategorinë Superiore, me bardheblutë që morën humbjen e katërt radhazi, kësaj radhe nga Vora me rezultatin 0-2.
Sfida e luajtur në “Selman Stërmasi” foli vetëm për miqtë, të cilët dominuan bardheblutë.
Goli i parë erdhi që në minutën e 12’ nga Patrik Bardhi. Në të 33’ tyë besuarit e Arian Bellait dyfishuan shifrat me anë të Kasallës.
Bardheblutë tentuan të reagonin disa herë, por e kishin të pamundur të shënonin.
Kështu Tirana qëndron në vebndin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 11 javë, me makthet e Kategorisë së Parë që janë ende aty. Nga ana tjetër, Vora ngjitet në vendin e 6-të me 14 pikë.
Rezultati:
Tirana 0-2 Vora
Bardhi 12’, Kasalla 33’
Renditja:

Top Channel