Spektakël i minutave të fundit në Londër, Tottenhami dhe United ndajnë pikët në një barazim me 4 gola

08/11/2025 15:28

Tottenhami dhe Manchester United kanë ndarë pikët në një duel spektakolar të javës së 11-të në Premier League, me rezultatin 2-2.

Një sfidë që ishte tepër e luftuar, me të besuarit e Amorim që kaluan të parët në avantazh me anë të Mbeumo në minutën e 32’.

“Spursat” u zgjuan menjjëherë duke provuar deri në fund për të barazuar, me golin që erdhi në minutën e 84’ nga i sapofuturi Tel.

Gjithsesi ekipi i Thomas Frank nuk u dorëzua dhe në minutën e 91’, Richarlison ishte në vendin dhe kohën e duhur për të devijuar shuë pak një goditje të Odobert, me topin që përfundoi në rrjetë.

Por, në frymën e fundit, De Ligt goditi me kokë pas një krosimi të Fernandes nga këndorja, për të shmangur humbjen e skuadrës së tij.

REZULTATI:

TOTTENHAM 2-2 MAN. UNITED

Tel 84’, Richarlison 90+1’ / Mbeumo 32’, De Ligt 90+6’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta