Amorim, dyshime për të ardhmen e Casemiro dhe Maguire: Nuk e di çfarë do ndodhë…
Liverpool duket se nuk ka mbyllur ende merkaton, pavarësisht se gjatë verës shpenzoi mbi 420 milionë paund për përforcime të reja.
Sipas raportimeve të fundit, klubi anglez ka vënë në shënjestër një tjetër talent premtues të futbollit evropian – Kenan Yildiz, ylli 20-vjeçar i Juventusit. Burime online, përfshirë ITK Indykaila, bëjnë me dije se drejtues të Liverpool-it janë takuar me agjentin e tij të fuqishëm, Jorge Mendes, për të diskutuar mundësinë e një transferimi të mundshëm.
Yildiz ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën torineze, duke kontribuar në shtatë gola dhe duke konfirmuar statusin e tij si një nga produktet më të suksesshme të akademisë së Juves në vitet e fundit. Ai u transferua nga Bayern Munich në vitin 2022 dhe që atëherë ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha pas paraqitjeve mbresëlënëse në Serie A dhe në Botërorin e Klubeve.
Megjithatë, për të bërë vend në skuadër, Liverpool do të duhej të shiste një nga lojtarët me pagë të lartë, pasi ofensiva aktuale është e tejmbushur me emra si Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz, të cilëve u shtohet edhe Mohamed Salah, që së fundmi zgjati kontratën me klubin për dy vite të tjera.
Yildiz, i cili zakonisht luan në krahun e majtë të sulmit, është në kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, ndërsa trajneri aktual i bardhezinjve, Luciano Spalletti, e konsideron një element kyç për të ardhmen.
Futbollisti gjermano-turk është gjithashtu pjesë e rregullt e kombëtares së Turqisë, ku debutoi në nivelin e të rriturve në vitin 2023.
Nëse marrëveshja materializohet, Yildiz mund të jetë goditja e radhës e bujshme për Arne Slot dhe një tjetër sinjal i ambicieve të mëdha të Liverpool-it në garën për tituj në Angli dhe Evropë.
Top Channel