Renditja/ Vllaznia nuk e “lëshon” kreun, Tirana në fund. Si paraqitet situata pas tre ndeshjeve të para të javës së 11-të

08/11/2025 19:05

Java e 11-të e Superiores ka zhvilluar deri më tani tre takime, teksa në pritje janë edhe dy të tjera.

Të premten, Flamurtari mori fitoren e dytë sezonale, duke mundur në transfertë Bylisin me rezultatin 0-1 dhe duke lënë vendin e fundit për t’u ngjitur me një pozicion.

Këtë të shtunë, Tirana mori një tjetër humbje, kësaj radhe nga Vora me rezultatin 0-2, me bardheblutë që tashmë renditen të fundit me vetëm 6 pikë.

Në sfidën e mbrëmjes, Vllaznia mundi Dinamon 1-0 në “Loro Boriçi”, duke ruajtur vendin e parë me 23 pikë të grumbulluara.

Dy takimet e tjera janë ato të së dielës, Teuta-Partizani dhe Elbasani-Egnatia, të dyja në orën 17:00.

REZULTATET:

E premte (07.11.2025)

Bylis 0-1 Flamurtari

E shtunë (08.11.2025)

Tirana 0-2 Vora

Vllaznia 1-0 Dinamo

E diel (09.11.2025)

Teuta – Partizani 17:00

AF Elbasani – Egnatia 17:00

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta