Një lajm “bombë” ka qarkulluar në Turqi për një kalim të mundshëm të Lionel Messit tek Gallatasaray.

Lëvizja ngjajti aq e pabesueshme sa në një konferencë për shtyp të presidentit të ekipit turk, Dursun Özbek, është pyetur pikërisht për këtë lajm.

‘A the Messi? Thuaje përsëri!’

Dursun Özbek: “Nuk mund të jetohet pa ëndërruar. A do të jemi në gjendje ta shohim Messin një ditë me fanellën e Galatasarayt?” tha ai: “A thatë Messi? Pika ku Galatasaray është më i suksesshëm janë transferimet që ka bërë. Ka kaq shumë… Ne ruajtëm shtyllën kurrizore të ekipit që fitoi kampionatin tre vjet rresht, veçanërisht të gjithë ekipin. Unë besoj se ndërtuam një ekip të suksesshëm me këto transferime. E ngritëm standardin ndjeshëm. Bëmë transferimin më të lartë në historinë e futbollit turk. Situata financiare e Galatasarayt lejon këto transferime. Ne e kemi ngritur nivelin e suksesit të tij në një nivel të lartë, kështu që lehtë mund të bëni pyetjen për Messin. Ne kemi arritur një pozicion të mirë financiar duke bërë këtë. Çdo gjë që bëjmë duhet të mbetet brenda kapacitetit tonë financiar. Kjo është arsyeja pse kemi ndërtuar një ekip të mirë. Ne gjithashtu kemi synime në Evropë. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i arritur ato.

Një reagim jo shumë i qartë i presidentit të Gallatasarait që kalon nga ëndrra tek mundësia, por me sa duket gjithçka lidhej edhe me përgjigjen që kishte marrë klubi turk. Mediat amerikane menjëherë hedhin dritë mbi reagimin e Inter Miamit rreth situatës së Messit tani që nuk ka më kampionat në SHBA dh endërkohë që atij i duhet të mbajë formën e mirë për të qenë pjesë e Botërorit të 2026-s. Si rrjedhojë i duhet një kontratë 4 mujore huazimi. Sipas DT Sports klubi amerikan i ka refuzuar ofertat për yllin argjentinas.

Tre klubet që po bëjnë presion për Messin janë Chelsea, Galatasaray dhe Benfica. Raporti pohon se të tre klubet i kanë kërkuar Inter Miami-t t’i lejojë ata të marrin Messin, nëse klubi i MLS-së eliminohet nga Nashville në playoff-et e MLS-së këtë fundjavë.

Messi kohët e fundit nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Inter Miamin, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2027. Megjithatë, nëse Inter Miami përjashtohet nga playoff-et e MLS-së, Messi mund të kalojë dy deri në tre muaj pa luajtur.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta