Ndryshon dëshmia për vdekjen e futbollistit 16-vjeçar, babai i tij: Nuk ishte plumb qorr, e qëlluan në kokë, në shtëpi
Roberto Mancini është gati të rikthehet në rolin e trajnerit, por nuk do të ulet në pankinën e Fiorentinës.
Ish trajneri i Kombëtares italiane me të cilën fitoi Evropianin e vitit 2021, pas mbylljes parakohe të aventurës së tij me Arabinë Saudite dhe pasi u fol për një kalim te Nottingham, është shumë pranë nënshkrimit me një skuadër nga Katari dhe bëhet fjalë për Al Sadd.
Trajneri nga Jesi është parë në tribunë në ndeshjen mes Al Sadd dhe Al Ahli në Katar dhe sipas gazetarit Orazio Accomando, ai është gati në nënshkruajë në marrëveshje të pasur me klubin e Al Sadd që aktualisht është në vendin e 7 në kampionatin e Katarit dhe në vendin e 10 në Champions League Aziatik.
Roberto Mancini u fol edhe për mundësinë e kalimit te Fiorentina, por mesa dukt çdo gjë ka qenë e kotë, me skuadrën violë që është e destinuar të ketë në pankinë Vanolin pas shkarkimit të Stefano Piolit. Në fakt palët nuk kanë qenë kurrë pranë dhe e ardhmja e Mancinit është sërish në vendet e nxehta arabe.
Top Channel