Nga 12 ndërtesat me vlerë 1 lek në Lushnjë te tenderët me shkelje në Durrës/ Çfarë zbuloi KLSH në 17 bashki, miliona lekë dëm dhe shkelje me fondet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e tre shtetasve, Arjan Hyka, Mirjana Hyka dhe Klevis Hyka, si dhe mbi shoqëritë tregtare në zotërim të tyre, të cilat dyshohet se përdoroheshin për pastrimin e parave të fituara nga veprimtari kriminale jashtë vendit.
Hetimet, pjesë e procedimit penal nr. 323/2025 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (neni 287 i Kodit Penal), u nisën pas informacionit të marrë nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Policisë së Shtetit.
Sipas hetimeve, shtetasi Arjan Hyka, i cili në vitin 2016 u arrestua në Itali për trafikim dhe mbajtje të paligjshme të drogës, dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që dërgonte miliona euro nga aktiviteti i paligjshëm në Itali nëpërmjet linjave të autobusëve drejt Shqipërisë. Një pjesë e këtyre transfertave u konstatua në qershor 2024, kur u kapën në flagrancë dy shoferë që transportonin vlera monetare nga Italia drejt Fierit dhe Siçilisë.
Nga administrimi i provave rezulton se shtetasit e përfshirë, përmes familjarëve dhe shoqërive të tyre, kanë investuar shuma të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme dhe shoqëri tregtare, të cilat nuk justifikojnë burimin e parave.
Top Channel