Sylvinho në ‘Elite Youth Development Academy’: Besoni te vetja, bëni më të mirën e mundshme						Për pak ditë, Shqipëria do të zbulojë dhe listën për dy ndeshjet e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 me Andorrën dhe Anglinë, të cilat do të vendosin fatin e kuqezinjve për një vend në “Play Off”.
I ftuar në “Procesin Sportiv” ishte edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, i cili u shpreh se është shqetësuese fakti që lojtarët shqiptarë nuk po marrin shumë minuta me klubet e tyre, gjë për të cilën ai mendon se mund të ndikojë dhe në dy ndeshjet e fundit.
Ai gjithashtu shton se Ernest Muçi duhet të jetë pjesë e listës për këto dy takime, duke parë dhe formën e fundit që ai po kalon me Trabzonsporin.
“Besoj që dy ndeshjet e fundit, presioni vjen duke u ngritur. Dhe në këtë moment besoj se forca duhet të jetë maksimale. Është shqetësuese, të paktën në opinionin tim, kur shoh disa nga lojtarët si Asllani që e ka humbur vendin e titullarit. Broja u bë kohë që është në situatë problematike. Gjimshiti u kthye nga dëmtimi, luajti disa minuta. Hysaj mos gaboj, sa është rikuperuar nga dëmtimi. Dy ndeshjet e fundit, kur presioni është edhe më i madh, ti duhet të jesh akoma më shumë gati. Gjatë rrugës ka problematikat e veta, por besoj se Sylvinho nuk është nga ata që surprizën në listat e tij.
Muçi për shembull ishte shumë aktiv gjatë fundjavës. Në një ndeshje me peshë si ajo me Galatasarayn luajti diku te 80 minuta, mu duk shumë mirë. Një lojtar si Muçi duhet të jetë gjithmonë në listë nëse më pyet mua”, tha Fakaj.
Top Channel