Renditja/ Dy pikë ndajnë katër skuadrat në garë për titull, Tirana e Partizani ende në krizë. Situata pas 10 javësh kampionat
04/11/2025 18:15
Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 10-të, me situatën në kampionat që ndryshon tërësish.
Barazimi i Egnatias me Vllazninë dhe fitorja e Elbasanit kundër Flamurtarit ka krijuar një këtrshe të fortë në zonën e Final 4.
Vllaznia dhe Elbasani kryesojnë me nga 20 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet një pikë mbrapa, teksa Dinamo mban vendin e katërt me 18 pikë.
Nga ana tjetër, në garën për mbijetesë Flamurtari dhe Tirana mbyllin tabelën, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e 8-të që të dërgon në “Play Out”.
Java e 11-të do të luhet më datat 8 dhe 9 nëntor.
RENDITJA:

Top Channel