Ish-futbollisti serb i Tiranës humbi jetën nga ataku kardiak gjatë ndeshjes, flet miku i tij Pero Pejiç: E kisha si vëlla, punuam bashkë edhe në Arabinë Saudite						
								
			Penalltia e ekzekutuar nga Paulo Dybala që u prit nga Mike Maignan në sfidën mes Milanit dhe Romës, jo vetëm konfirmoi rikthimin në nivelet e larta të portierit por nxori në dritë cështjen e komplikuar të rinovimit të kontratës.
Paraqitjet e shkëlqyera të Maignan në këtë fillim sezoni janë një faktor me shumë peshë në rrugëtimin që po përshkon Milani i Massimiliano Allegrit; vlera e tij në skuadër dihet, por portierit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe kështu që në janar ai do të jetë i lirë të bisedojë me cilin klub të dëshirojë e të transferohet me parametra zero. Kështu që në këtë pikë duhet marrë një vendim përfundimtar në lidhje me situatën e tij kontraktuale.
Në këtë pikë, lind pyetja; çfarë do të bëjë Milani në javët e ardhshme dhe cfarë duhet të bëjë klubi kuqezi që të rinisin diskutimet me Maignan për rinovimin? Për të riparuar raportet e krisura për shkak të mungesës së transferimit të futbollistit te Chelsea përpara pak muajsh, është e nevojshme që drejtuesit e Milanit të bëjnë një veprim të rëndësishëm në drejtim të Maignan për të menduar rinisjen e bisedimeve që gjithsesi sipas të përditshmes ‘Tuttosport’ ky proces nuk është në axhendën e klubit kuqezi
Kriza në raportet mes Milanit dhe Maignan u krijua në shkurt të 2025 kur një marrëveshje verbale për një rinovim 3 vjecar me pagë 5.5 milionë euro neto në sezon duke i shtuar bonuset u la pezull nga drejtuesit e Milanit për shkak të disa gabimeve të kryera nga Maignan. Situata u përkeqësua në qershor kur Chelsea tentoi seriozisht për të marrë portierin. Por Milani që sapo kishte shitur Reijnders vendosi një çmim të panegociueshëm prej 25 milionë euro për kartonin e Maignan duke bërë që Chelsea të tërhiqej nga tentativa për të marrë portierin dhe në këtë mënyrë kjo cështje ka lënë një shenjë. Akordi verbal për rinovimin ende është i ngrirë, por diskutimet me portierin mund të rihapen duke parë paraqitjet e tij, por edhe vlerësimin e vetë trajnerit Massimiliano Allegri. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, Milani e ka gjetur alternativën e Maignan, portierin Suzuki të Parmës
Top Channel