Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën						
								
			Lazio e zgjati serinë e saj pa humbje që nga 29 shtatori në ndeshjen e gjashtë radhazi mnbrëmjen e djeshme, me një fitore 2-0 ndaj Cagliarit në “Stadio Olimpico”, duke mbyllur kshu javën e 10-të të Serie A.
Goli i Isaksen në minutën e 66-të dhe goli i Jacanit në minutat shtesë 90-të, i dhanë ekipit të Maurizio Sarrit tre pikët, të tjera, ndërkohë që ekipi nga Sardenja shkoi në kuotën e gjashtë ndeshjeve pa fitore (4 humbje dhe dy barazime). Në ndeshjen e saj të parë pas largimit të Patrick Vieira nga stoli dhe me Roberto Murgitën në krye, Genoa jo vetëm që tregoi shenja rimëkëmbjeje, por gjithashtu arriti të rigjejë suksesin pasi mundi 2-1 në transfertë Sassuolon.
Ekipi nga Gjenova, i cili vinte nga 3 barazime dhe 6 humbje, mori epërsinë me Malinowskin në minutën e 18-të, dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh, në fillim të pjesës së dytë vendasit barazuan me Berardin dhe ushtruan presion për përmbysjen.
Dhe ndërsa gjithçka dukej sikur po shkonte drejt një barazimi, mbrojtësi norvegjez Leo Østigaard që u aktivizua në shtesë për të fituar minuta dhe të mbyllej ndeshja në barazim, shënoi duke I dhënë këtë fitore kaq të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin ekipit të ij. Me këtë fitore gjenovezët ngjiten në vendin e 18-të, duke vendosur dy ekipe më poshtë në renditje, Veronën dhe Fiorentinën.
Top Channel