Një ngjarje e rëndë tronditi botën e futbollit mbrëmjen e së hënës, kur trajneri i Radnički 1923, Mladen Zizoviç, pësoi një kolaps gjatë ndeshjes së kampionatit serb dhe humbi jetën.

Për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit serb reagoi edhe Tirana, klub për të cilin ai luajti në sezonin 2010/11.

Klubi bardheblu postoi një foto në rrjetet sociale të Zizoviç duke e shoqëruar me një fjongo të zezë, duke u bashkuar me klubet e tjera që shprehën ngushëllimet për teknikun.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta