Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo festuan ditëlindjen e Thiagos me një festë kushtuar ngjyrave të Blaugranave dhe shpirtit të Barcelonës.

Thiago Messi, djali i madh i Lionel Messit, festoi ditëlindjen me një festë të frymëzuar nga ish-ekipi i babait të tij. Djali i superyllit argjentinas mbushi 13 vjeç më 2 nëntor dhe prindërit e tij u siguruan që kjo ditë e tij të ishte e paharrueshme. Festa ishte tërësisht blaugrana, me një zonë fotografish të frymëzuar nga “Camp Nou” dhe një tortë me ngjyrat dhe logon emblematike të Barcelonës.

Në rrjetet sociale, Lionel dhe Antonella ndanë pamje nga festimi, duke shkruar me emocion: “Sa e mrekullueshme është të të festojmë, Thiago! Të duam shumë”. Edhe pse familja Messi është larguar nga Barcelona prej katër vitesh, duket se shpirti dhe ngjyrat e katalanasve mbeten të gjalla në zemrat e tyre.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta