Top Story/ “Kandidatët u lanë në harresë pas 11 majit”, Alimehmeti zbardh diskutimet sot në selinë blu: Duhej të na mblidhte Këshilli Kombëtar, por…
Mbrëmjen e sotme Top Story është ndalur te zhvillimet e fundit, pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Erion Veliajt dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhje në Tiranë.
Për Ervin Karamuçon fitorja e sotme e Veliajt, është fitore e vetëm një beteje, pasi luftën e ka me akuzat e ngritura nga SPAK.
“E vlerësoj Veliajn për një gjë, që i është shmangur luftës personale me SPAK, dhe ka përforcuar performancën e tij në raport me ligjin. Luftën e ka me çështjet penale, jo me Kushtetuesen. Ai ka fituar një betejë, por jo luftën. Pra nuk është ndonjë fitore e madhe. Problemi është që në fushën penale, ai ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur dhe duhet të fokusohet më shumë te kjo”, tha Karamuço.
Top Channel