Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool ishte telenovela e merkatos së tranferimeve të kësaj vere. Klubi anglez këmbënguli shumë për blerjen e sulmuesit gjerman për të cilin pagoi 137.5 milionë euro dhe ndonëse këtë vit rendimenti i tij nuk është ai që pritej, ai ka akoma edhe 5 sezone për të shfaqur të gjithë potencialin e tij.

Ndërkaq Shefi Ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro foli në një program për një television gjerman duke zbuluar disa prapaskena në lidhje me kontratën e Wirtz duke folur për një rritje të ndjeshme të kontratës së futbollistit që do të ishte në një nivel të tillë sa ai nuk do të largohej nga klubi gjerman

‘Familja Wirtz dhe Floriani e dinin që rinovimi i kontratës ishte  prioriteti ynë kryesor-tha Fernando Carro-kemi qenë të kujdesshëm me pagat e blerjeve të reja dhe nuk donim çekuilibër. Por për Florianin ishim gati të bënim një përjashtim, në një nivel të tillë që nuk është parë kurrë te Bayer Leverkusen’

Kur ishte te Bayer Leverkusen, Florian Wirtz kishte një pagë prej 7.5 milionë euro në vit sipas portalit të specializuar të pagave, Capology. Te Liverpool ai ka një pagë bruto prej 59.2 milionë euro bruto në 5 vjet ose thënë ndryshe, 11.8 milionë euro në vit, një diferencë kjo e madhe teksa bëhej fjalë për një pagë prej 63.23% më të lartë te The Reds, kështu që Leverkusenit do t’I duhej të hapte thesin.

Në fund Bayerni dhe Liverpooli i kishin mundësitë për të paguar shumë më shumë, por për Bayer Leverkusen do të ishte një nivel i jashtëzakonshëm-vijoi Carro-ishim përgatitur për të rinovuar kontratën e tij.Dhe për një moment u duk se kjo lëvizje do të funksiononte, por në fund Wirtz vendosi të bëjë atë cfarë ai dëshironte. Prindërit e tij janë ata që e asistojnë dhe besomj se është dicka e mirë që respektojnë plotësisht dëshirat e tij’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta