Real Madrid e Alexander Arnold kujtojnë Diogo Jotën, homazh për portugezin në Anfield
Këtë të martë në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i kualifikueseve të botërorit të vitit 2027 në futbollin e vajzave dhe kombëtarja shqiptare do të mësojë fatin e saj. Në këtë short të 53 skuadrat përfaqësuese që do të marrin pjesë në këto kualifikuese do të jenë të ndara në 3 Liga, Liga A me 16 skuadra, Liga B po me 16 skuadra dhe Liga C me 21 ekipe.
Kombëtarja shqiptare e vajzave është në Ligën B, në vazon e tretë dhe bashkë me to në këtë vazo janë edhe Turqia, Sllovakia dhe izraeli. pjesa tjetër e skuadrave të Ligës B janë të ndara në 3 vazo të tjera dhe që këtu do të dalin kundërshtaret për skuadrën e drejtuar nga Armir Grima. Kështu në vazon e parë janë Belgjika, Portugalia, Uellsi dhe Zvicra. Në të dytën janë: Skocia, Çekia, Finlanda dhe Irlanda e Veriut, ndërsa në vazon e katërt: Luksemburgu, Malta, Mali i Zi dhe Letonia.
Sfidat kualifikuese do të luhen me sistemin vajtje ardhje dhe kjo fushatë do të nisë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm kur kombëtarja e vajzave do të luajë dy ndeshjet e para më konkretisht në 26 shkurt-7 mars. Më pas në muajin prill, 9-18 prill ajo do të luajë dy ndeshjet e radhës, ndërsa sfidat e fundit të kualifikuese do të luhen në muajin qershor 3-9 qershor
Pas kualifikueseve do të luhen ndeshjet e playoffit që do të përcaktojnë skuadrat që do të presin biletën për në botërorin e 2027 që do të zhvillohet në Brazil. Katër vendet e para të katër grupeve në Ligën A do të kualifikohen automatikisht për në finalet e Botërorit. 8 ekipet e tjera do të kualifikohen përmes një faze play-off që do të luhen në nëntor-dhjetor 2027. Ekipet që renditen në vendin e dytë dhe të tretë në Ligën A do të luajnë me ekipet e renditura në vendet e para dhe dy më të mirat e grupeve në Ligën C. 8 ekipet fituese do të kalojnë në raundin e dytë. 4 ekipet e renditura në vendet e fundit në grupet e Ligës A dhe katër fitueset e grupeve në Ligën B do të përballen me 8 ekipet e renditura në vendet e dyta dhe të treta të grupeve të Ligës B. 8 fitueset nga këto përballje do të kalojnë në raundin e dytë. Më pas, skuadrat e kualifikuara në raundin e dytë do të përballen më njëra-tjetrën, po me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohen edhe shtatë ekipet e tjera që do të shkojnë në finalet e Europianit. Ndërsa ekipi i tetë me koeficientin më të ulët sipas renditjes së UEFA-s do të marrë pjesë në fazën play-off, ku do të përballet me ekipet e gjashtë konfederatave të tjera.
Top Channel