Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën						
								
			Protagonistët e fushës së gjelbër e bënë zgjedhjen e tyre duke përcaktuar formacionin më të mirë të vitit 2025 në futbollin e djemve dhe të vajzave. Në total votuan futbollistë nga 68 vende të ndryshme të botës për paraqitjet e bëra në periudhën 15 korrik 2024-3 gusht 2025.
Në formacionin e futbollit të djemve, padyshim që dominon Paris Saint Germain me 5 futbollistë të përzgjedhur duke përfshirë portierin Donnarumma që në muajt e verës kaloi te Manchester City. Nuno Mendes dhe Achraf Hakimi janë në mbrojtje së bashku me Virgil Van Dijk të Liverpool. Vitinha është i përzgjedhuri i kampionëve të Evropës për mesfushën ku janë edhe Jude Bellingham i Realit të Madridit, Cole Palmer i Chelsea dhe Pedri I Barcelonës. Ndërsa sulmi përbëhet nga Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal, me 18 vjecarin e Barcelonës që bëhet futbollisti më i ri që përfshihet në formacionin e FIFPro duke thyer rekordin e Mbappe në vitin 2018
Përsa i përket formacionit të vajzave, është Anglia ajo që dominon teksa ka 6 futbolliste në të. Në portë është zgjedhur Hannah Hampton e Chelsea. Në mbrojtje janë: Ona Batlle(Barcelona), Millie Bright(Chelsea), Lucy Bronze(Chelsea) dhe Leah Williamson(Arsenal). Mesfusha përbëhet nga Aitana Bonmati dhe Alexia Putellas të Barcelonës dhe Ghizlane Chebbak(Badalona/Al Hilal). Ndërsa për sulmin më të votuarat janë Barbra Banda(Orlando Pride), Chloe Kelly(Manchester City/Arsenal) dhe Alessia Russo(Arsenal)
Top Channel