Japonia përgatitet të rifillojë centralin bërthamor më të madh në botë, 15 vjet pas Fukushimës
Në emisionin Top Story janë transmetuar pamjet që vijnë nga Durrësit, pranë burgut ku Erion Veliaj ndodhet, ku siç raportohet simpatizantët e tij kanë hedhur fishekzjarrë si një formë festimi pas vendimit të Kushtetueses.
Eksperti Ervin karamuço u shpreh se nga koha që kanë zgajtur këto fishekzjarrë dhe për nga intensiteti, mendohet se janë harxhuar rreth 2 mijë euro. Ndërkohë kujtoi se në vendin tonë hedhja e fishekzjarrëve është e ndaluar me ligj, si dhe po ashtu pranë institucioneve të sigurisë.
“Fishekzjarrët e tilla janë arka 200-300 euro, janë harxhuar nja 2 mijë euro me aq sa ka zgjatur këto fishekzjarrë. Këto janë dhe të ndaluara dhe në perimetër të afërt me një institucion, nuk lejohet, është e rrezikshme”, tha Karamuço.
Ndërkohë Arjan Curi u shpreh: Brenda te paraburgimi (ku ndodhet Veliaj) po pihet shampanjë e shtrenjtë.
Top Channel