Cristiano Ronaldo komenton fjalët e Wayne Rooney: Messi më i mirë se unë? Nuk jam dakord…

03/11/2025 20:51

Cristiano Ronaldo dhe gazetari i njohur anglez Piers Morgan u vunë sërish përballë njëri tjetrit për një intervistë mes tyre e cila do të publikohet këtë të martë dhe ku tashmë është zbuluar një pjesë e shkurtër e saj sa për të ngjallur akoma më shumë kureshtjen.

Në këtë fragment interviste, Cristiano Ronaldo nuk ngurroi ‘t’a bëjë qejfin vetes’ duke thënë se ai është futbollisti më i mirë në botë.

‘Wayne Rooney thotë që Messi është më i mirë se ty, çfarë mendon?-ishte pyetja që iu bë Cristiano Ronaldos i cili u përgjigj menjëherë: ‘Messi më i mirë se unë? Nuk jam dakord me këtë opinion. Nuk dua të jem modest’.

Po kështu Ronaldo foli edhe për faktin që përpara pak javësh u shndërrua në sportistin e parë që u bë miliarder, teksa pyetjes së bërë për këtë cështje iu përgjigj me humor: ‘Kjo nuk është e vërtetë, jam bërë miliarder vite më parë-ishin fjalët e 40 vjecarit. Ndërsa në lidhje me deklaratat e Ëayne Rooney se Messi është më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo tha se nuk përbënte asnjë problem për të.

Ndërkaq kujtojmë se Ronaldo është intervistuar nga Piers Morgan edhe përpara 3 vitesh, ku portugezi bëri të ditur largimin nga Manchester United pas botërorit të Katarit të vitit 2022

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta