Presidenti i La Ligës i kundërvihet Realit: Ti lënë kritikat për arbitrat dhe të shohin kampionatin, ka ende pikë në lojë
Granit Xhaka ka qenë protagonist në ndeshjen që Sunderland luajti përballë Evertonit në kuadër të javës së 10-të të Premier League.
Takimi përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, dhe për të evituar humbjen pasi skuadra mike e Evertonit kishte shënuar e para, mendoi kapiteni, shqiptari i Zvicrës Granit Xhaka. Goli solli barazimin menjëherë pas startit të pjesës së dytë.
Mesfushori shqiptar goditi me të majtën nga jashtë zone, duke dërguar topin në rrjetë.
Goditja u devijua lehtë nga një prej mbrojtësve të Everton, gjë që e bëri të pamundur ndërhyrjen e portierit. Me këtë gol, Xhaka konfirmon formën e mirë dhe rëndësinë e tij për skuadrën e cila deri në këto momente po bën një paraqitje jashtë pritshmërive të sajë.
Top Channel