Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Ishte viti 2005, Chelsea luante në Camp Nou ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, sfidë kjo që u fitua nga katalanasit 2-1 dhe me Jose Mourinho që në atë kohë ishte trajner i Bluve të Londrër, që kishte dalë krejtësisht nga vetja teksa në dhomën e zhveshjes nuk kurseu nga kritikat e forta asnjë prej futbollistëve të tij të asaj kohë.
Është Joe Cole, një prej futbollistëve të Chelsea të asaj kohe që zbulon këto prapaskena në autobiografinë e tij ‘Fubollist luksi’
‘Prova e parë e madhe si skuadër dhe ngelët në klasë. Shkuat në Camp Nou dhe u fshehët. Frikacakë! Zero trimëri’-ishin fjalët e thëna nga Jose Mourinho të cituara nga ish futbollisti në autobiografinë e tij.
‘Poshtëroi Petr Cech, John Terry dhe Frank Lampard…iu tha që Eto’o dhe Deco i gjunjëzoi-vijon Cole në rrëfimin e tij-Jose Mourinho mallkonte me një anglishte perfektë: ‘bastardë të mallkuar, nuk keni këllqe’, e bënte me zemërim, përçmim dhe zhgënjim. Dhoma e zhveshjes dukej si një sallë plot me të dënuar me vdekje që ishin në radhë për ekzekutim. Unë mendoja: ’20 sekonda për secilin prej nesh, prit kur të më vijë radha mua do më ngrenë nga toka’
Për fatin e mirë, joe Cole shpëtoi nga zjarri i zemërimit të Jose Mourinho.
‘Kur më erdhi radha mua dhe Damien Duff na tha që kishim luajtur mirë që dhe që u përpoqëm-tregonte më tej Joe Cole-u ndjeva si një person me sy të mbyllur para një skuadre pushkatimi, që u shpëtua në sekondën e fundit. Në atë moment askush nuk guxonte as të kollitej. Jose donte agresivitet dhe presing dhe ia arriti qëllimit. Në sfidën tjetër fituam 3-0 dhe nuk e lejuam Barcelonën të hynte në ndeshje. Mourinho dinte kur të të poshtëronte, por edhe kur të të ngrinte. Atë natë pas fitores ai më përqafoi dhe iu bërtiste tifozëve: ‘Joe Cole, fituam falë tij’. Ishte mënyra e tij për të më thënë që më kishte falur dhe unë e e ndjeva këtë’
Në fund Joe Cole theksonte se i ishte mirënjohës për shumë gjëra ndaj Mourinhos. ‘Na stërviste si askush më parë-tregon ish futbollisti-gjithcka ishte me top dhe pa ndërprerje, të kërkonte të mendoje teksa luaje, fizikisht ishte i lodhshëm, por të forconte në aspektin psikologjik’
Top Channel