Haaland paralajmëron Guardiolën për “trajnerët virtual të lojrave”, Pep: Jemi të bekuar që e kemi
Manchester City është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 surprizën e këtij sezoni, Bournemouth.
Sfida e luajtur në “Etihad” nisi mjaft mirë për të besuarit e Guardiolës, me të përhershmin Haaland që tundi rrjetën në minutën e 17’.
Barazimi erdhi pas 8 minutash me Adams, por në të 33’, ishte sërish Haaland që dyfishoi shifrat, duke treguar se objektivi i tij i vetëm është thyerja e çdo rekordi.
Në minutën e 60’, O’Reilly shënoi dhe golin e tretë dhe të fundit, duke siguruar tre pikët për “Qytetarët”.
Kështu Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 6 më pak se Arsenali kryesues, ndërsa Bournemouth vijon të qëndrojë në zonën e Champions-it, në vendin e katërt.
Në sfidën tjetër, West Ham mundi 3-1 në shtëpi Newcastle.
REZULTATET:
Manchester City 3-1 Bournemouth
Haaland 17’, 33’, O’Reilly 60’ / Adams 25’
West Ham 3-1 Newcastle
Paqueta 35’, Botman (A.G) 45+5’, Soucek 90+7’ / Murphy 4’
RENDITJA:

Top Channel